Në Shkup u mbajt turneu ndërkombëtar “Skopje Butel Open 2026”, i cili mblodhi rreth 500 sportistë nga 7 vende të ndryshme. Ekipi i Ulqinit u paraqit me 10 sportistë, ndërsa 8 prej tyre arritën të fitojnë medalje.
Një tjetër sukses i ekipit ishte fakti se garuesit tanë fituan plot 21 ndeshje gjatë turneut. Më të suksesshmit ishin garuesit me nga tri fitore: Nejra Dervisheviq, Gani Resulbegoviq dhe Rajana Bogdanoviq.
Medaljet e arta i fituan:
🥇Nejra Dervisheviq
🥇Gani Resulbegoviq
🥇Rajana Bogdanoviq
🥇Denis Çoboviq
🥇Enes Dushku
Medaljet e argjendta i fituan:
🥈Rea Nelaj
🥈Eren Karaminxhoja
Medaljen e bronztë e fitoi:
🥉Xhenan Tivari
Në renditjen e përgjithshme, ekipi në kategorinë “Children Female” zuri vendin e tretë.
Bravo 👏👏👏
Tkd Ulqini








