Skuadra Nacionale Koordinuese për sëmundje infektive vendosi të shtunën, me pëlqimin e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Qasje të Lirë në Informata, të fillojë me publikimin e emrave të personave të cilëve u lëshuan vendimet për vetizolimin e obliguar në kohëzgjatje prej 14 ditësh.
Ky vendim u morr pasi që u vërtetua se disa persona, të cilët pas ardhjes nga jashtë iu urdhërua kjo masë në Mal të Zi, po dalin nga shtëpitë e tyre duke vendosur në rrezik të lartë të gjithë që kanë kontakt me ato dhe tërë Malin e Zi.
Në regjistër janë 24 persona nga komuna e Ulqinit.
Nga ky Trup pohuan se regjistri akoma nuk është i plotë dhe do të përditësohet vazhdimisht.