Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka foli sot në Forumin e parë ndërkombëtar “Smart city”, i cili dje edhe sot mbahet në Durrës.
Ai pjesëmarrësve të konferencës ka treguar eksperiencat e Ulqinit në këtë fushë.
Në këtë tubim, përndryshe, kanë marrë pjesë numër i madh i ministrave dhe kryetarëve të komunash të vendeve nga regjioni, si dhe ekspertët në menaxhimin e punëve komunale dhe politikës urbane. Ditën e parë të forumit ka folur kryeministri shqiptar Edi Rama.
Gjeka në margjinat e forumit ka folur me një sërë pjesëmarrësish, si dhe dha disa intervista për mediet shqiptare.