Solaris&CO nga Ulqini njoftoi se si kompani me përgjegjësi shoqërore, iu bashkëngjit betejës kundër epidemisë dhe dhuroi 10.000 euro në llogarinë e Trupit Nacional Koordinues për sëmundje infektive.
„Shpresojmë se të gjithë janë të vetdijshëm për seriozitetin e situatës dhe respektojnë masat mbrojtëse të cilat i ka vendosur Qeveria e Malit të Zi dhe kështu të mbrojnë veten dhe të tjerët“, thanë nga kjo kompani.