Solemnitet: DR. USHAKU MORRI DY MIRËNJOHJE ME VLERË

Ruzhdi UshakuNjë nga intelektualët më të njohur të Ulqinit, profesor në Universitet, dr. Ruzhdi Ushaku, të mërkurën është shpërblyer me dy mirënjohje me vlerë

Atij fillimisht iu dha medalja “Nderi i Akademisë”, të cilën ia dorëzoi sekretari i Akademisë së shkencave të Shqipërisë Jorgo Bulo, derisa kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Fuad Haxhibeti i dha mirënjohjen e qytetit të Ulqinit.

Në tubim i cili u mbajt në hotelin “Mediteran” për Ushakun folën kryetari i Akademisë së shkencave të Shqipërisë Muzafer Korkuti, kryetari i Këshillit kombëtar të Shqiptarëve Genci Nimanbegu, shkencëtari Begzad Baliu, publicisti Ali Llunji dhe shkrimtari Zuvdia Hoxhiq, si dhe vet Ushaku.

Programin e udhëhoqi drejtori i Qendrës kulturore dr. Nail Draga, i cili së bashku me ASHSH-në, KKSH-shë, Komunën e Ulqinit, Bashkimin e krijuesve shqiptar, ART klubin dhe Fondacionin Lika e organizoi këtë solemnitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi