Organizata e parë politike e Shqiptarëve, Lidhja demokratike në Mal të Zi, solemnisht festoi të mërkurën mbrëma në hotelin “Mediteran” 25-vjetorin e themelimit.
Për gjendjen që shkaktoi krijimin e kësaj parti edhe për veprimtarinë e saj gjatë këtij çerek shekulli foli kryetari i saj Mehmet Bardhi. Ai veçanërisht theksoi rëndësinë që Shqiptarët të vetorganizohen në mënyrë që të jenë të dobishëm për komunitetin ku jetojnë dhe veprojnë.
Për meritat në veprimin e LD në MZ u lexuan emrat e disa dhjetëra fitues të mirënjohjeve.
Në ceremoni, përndryshe, ishin të pranishëm përfaqësuesit e ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës në Podgoricë, kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, kryetari i Këshillit kombëtar të Shqiptarëve Genci Nimanbegu, drejtuesit e partive politike, deputetët në Kuvendin e Malit të Zi…