Solemniteti në plazhin Safari: SHTATË FLAMUJ TË KALTËR NË ULQIN

SafariEdhe një herë është dëshmuar që plazhet janë pjesa më e mirë e ofertës në rivierë të Ulqinit.

Sepse, qiramarrësve të shtatë plazheve sot në “Safari” janë ndarë çmimet, “Flamuri i kaltër i Malit të Zi” për vitin 2016 të miratuara nga ana e jurisë ndërkombëtare të programit “Blue Flag”.

Bëhet fjalë për plazhet “Kopacabana”, “MCM Beach”, “Safari”, “Mojito”, “Europa beach”, “Miami” dhe “Toni grill”.

Në përgatitjen dyvjeçare të pilot-fazës kanë hyrë plazhet “Mar Buena” dhe “Pearl beach”.

Solemnitetin e organizoi Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare të Malit të Zi në bashkëpunim me OJQ “Shoqatën për këshillim ekonomik Ekom”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…