Auto Shkolla “Mediteran” nga Ulqini renditet ndër 2.1% të kompanive më të suksesshme në Malë të Zi për vitin 2018 dhe 2019.
Nga Instituti për sertifikim dhe vlerësim si dhe nga Solvent rating, Auto shkolla “Mediteran” nga Ulqini shpërblehet me çertifikatën prestigjize ” Sipërmarrësi më i mirë “.
Kjo Çertifikat e Përsosmërisë së Biznesit është një vërtetim dhe një tregues që një kompani është në listën e kompanive më të suksesshme dhe mirë të menaxhuara në Mal të Zi, dhe është një konfirmim i një biznesi të suksesshëm, të besueshëm dhe të rekomanduar për bashkëpunim. Gjithashtu, çertifikata është një referencë e njohur ndërkombëtarisht, një tregues i besueshëm i stabilitetit financiar dhe cilësisë së punës së kompanisë.
Drejtori Ekzekutiv i Auto Shkollës “Mediteran” Jusuf Osmanoviq shprehu kënaqësinë për këtë shpërblim prestigjoz, dhe shtoi se kjo njohje përfaqëson kurorën e 25 viteve të punës dhe se ky çmim u jep atyre një nxitje edhe më të madhe për të punuar dhe përmirësuar shërbimet.