Në Ranë sonte do të hapet zyrtarisht Panairi i 21-të i Librit, njoftuan organizatorët: Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike, Qendra e Kulturës dhe Instituti i Promovimit të Librit nga Tirana.
Kjo ngjarje do të hapet nga ministrat e kulturës të katër vendeve: Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Shtëpi botuese nga rajoni do të marrin pjesë në Panair, i cili do të zgjasë deri më 2 gusht.