Aktiviteti “Ditët e bamjes”, tradicionalisht për të pestën vit me radhë do të mbahet sonte, në sheshin Servantes në “Palata Venezia” në Kala, me fillim nga ora 20:00.
Turistëve dhe të gjithë vizitorëve do t’u ofrohet mundësia të shijojnë bamjet, një produkt i mbrojtur nga marka cilësore e Malit të Zi – specialitet tradicional i garantuar “bamje e përgaditjes në mënyrën e Ulqinit”.
Pjesë përbërëse e këtij manifestimi tradicional, tematik, edukativ dhe stimulues është edhe një program i begatur kulturor dhe argëtues.
Degustimi i “Bamijeve të përgaditura në mënyrën e Ulqinit ” do të jetë falas për të gjithë vizitorët.