Sonte ndarja finale e funksioneve: BETEJA KRYESORE RRETH ORGANIZATËS TURISTIKE

Organizata turistike, Turisticka organizacijaNë zyrën e PDS-së në ndërtesë të komunës së Ulqinit sonte duhet të përfundojnë negociatat rreth ndarjes së vendeve funksionare në mes të katër partive dhe koalicioneve të cilët do të përbëjnë pushtetin e ri lokal.

Beteja kryesore do të bëhet për vendin e drejtorit të Organizatës turistike për të cilin janë të interesuar Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, Forca dhe PDS-ja.

Nga kjo zgjedhje varet kujt do t’i takojë ndonjë funksion më i vogël në administratën lokale, si dhe vendet drejtuese në ndërmarrjet publike “Qendra për kulturë” dhe “Për mbrojtjen dhe kultivimin e egërsirave”.

Mbas kësaj mbetet vetëm që negociatat të drejtohen kah përpilimi i platformës politike për kryerjen e pushtetit në komunë të Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi