Sonte në Kala, me fillim në ora 20, solemnisht do të hapet Festivali i tretë i filmit “Seanema”.
Pastaj, në ora 21, do të shfaqet filmi “Kushtetuta e Republikës së Kroacisë”, të regjisorit të njohur Rajko Grliq.
Organizatorët kanë paralajmëruar që ky manifestim do të mbahet në disa lokalitete në Kala, do të zgjasë deri me 3 shtator dhe në te do të shfaqen gati 30 filma.
Të gjithë ato do të hynë në konkurrencë në tre kategori: filmi më i mirë, filmi më i mirë me metrazh të shkurtë dhe çmimi i publikut.
Tema e festivalit të sivjetmë është “EXILE” (dëbim), ndërsa në fokus janë të rinjtë që ndihen të përjashtuar për shkak të ndryshimeve kulturore si dhe nga pamundësia për t`i realizuar idetë, planet dhe ambiciet në vendin ku ata jetojnë.