Nga sonte e deri me 10 janar në Ulqin do të mbahet manifestimi “Sweet December”.
Emrat e tingullit muzikor, si në gjuhën shqipe ashtu edhe në gjuhën malazeze -, Ledri Vula, Klajdi, Alban Skenderaj, Sergej Qetkoviq, Sevdah baby, Marko Luis – janë vetëm disa nga yjet që do të argëtojnë vizitorët në Ulqin gjatë “Dhjetorit të ëmbël”.
Rana do të jetë vend grumbullimi, ku do të zhvillohet Bazari i Vitit të Ri.
Përveç këngëtarëve të njohur, në program do të marrin pjesë edhe artistët vendas, ndërsa për më të vegjlit do të organizohet edhe program për fëmijë.
Që Rana të jetë në atmosferën festive ka kontribuar edhe SHKP Veprimtaritë komunale, punëtorët e së cilës prej ditësh po pastrojnë këtë pjesë të qytetit.