Këshilli kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi do të provojë sonte në Tuz të marrë qëndrim unik për çështjen e komunës së Malësisë – Tuz, mëson Portali Ul-info.
Pritet që të martën Kuvendi i Malit të Zi të shqyrtojë setin e ligjeve me miratimin e të cilëve duhet të krijohen parakushtet për formimin e kësaj komunë. Bëhet fjalë për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për organizim territorial të Malit të Zi, kryeqytet, vetëqeverisje lokale dhe financimin e vetëqeverisjes lokale.
Përfaqësuesit e partive shqiptare do të shkëmbejnë qëndrimet për zgjidhjet konkrete dhe do të tentojnë të unifikohen rreth përmbajtjes së tyre dhe amendamenteve të cilët do të dorëzohen në seancën e nesërme të Parlamentit.









