Në zyre të PDS-së në ndërtesë të Komunës së Ulqinit sonte mbahet raundi i dytë i bisedimeve për formimin e pushtetit të ri lokal.
Para dy netësh është realizuar përparimi i konsiderueshëm rreth ndarjes së vendeve të funksionarëve.
Mbrëmë të gjithë pjesëmarrësit e pushtetit të ardhshëm mbajtën mbledhjet ose konsultimet në organet e veta partiake, kështu që përfaqësuesit e tyre do të vijnë në mbledhjen e sotme me propozime të reja.
Diçka e tillë, është e sigurt, do të has në interpretime të ndryshme, gjë që mund të ngadalësojë procesin e dakordimit.
Kështu, për shembull, siç mëson Portali UI-info, në PDS kanë vendosur që është shumë që Komuna e Ulqinit të ketë katër nënkryetarë, si dhe që kjo parti duhet të marr më shumë vende funksionare.