Në kabinetin e kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka sonte do të mbahet takimi i liderëve të partive të cilët kanë këshilltarë në Kuvendin komunal.
Kjo praktikisht do të jetë tentativa e fundit e harmonizimit të qëndrimeve për miratimin e pikave të propozuara të rendit të ditës në mbledhjen e Parlamentit lokal.
Mbledhja e Kuvendit do të mbahet nesër.