OJQ “Sos telefoni” ka njoftuar se gjatë vitit të kalua kishte 66 klientë, me gjithsej 578 thirrje. “Gratë të cilat thirren për ndihmë kryesisht kanë përjetuar dhunë fizike, psikike dhe materiale prej partnerëve të tyre (momental dhe ish) martesor, ndërsa secila prej tyre ka thirr ose ardhur dy deri në tetë herë”, thuhet nga kjo organizatë dhe theksojnë se “janë shkruar gjashtë padi për divorc, katër padi për ndarjen e pronës së përbashkët martesore, dy kërkesa për shpalljen e masave të përkohshme për dhënien e kujdestarisë nënave për fëmijët, tre ankesa në akt-gjykime, 13 kërkesa të ndryshme, letra institucioneve të ndryshme të cilët merren me këtë problematik”.
Siç shtohet, gratë që janë lajmëruar kryesisht ishin të moshës prej 22 deri në 60 vjeç, derisa numri më i madh i grave që kërkuan ndihmë për daljen nga dhuna ishin të moshës deri 48 vjeç.
“Shumë gra mendojnë se gruaja e mirë duhet gjithmonë të dëgjojë burrin, që për problemet e krijuara në familje vetëm aty duhet të bisedojë, dhe në këtë mënyrë mbështesin çdo mënyrë të shtypjes së femrës, pra edhe dhunën, si problem privat apo familjar”,








