SOS telefoni: HATIXHE NELAJ PANELISTE NË KONFERENCË

Hatixhe NelajDrejtoresha ekzekutive e SOS telefonit për gra dhe fëmijë viktimë të dhunës në Ulqin Hatixhe Nelaj do të jetë një nga panelistet në tryezën e rrumbullakët e cila nesër do të mbahet në Podgoricë me temën “Tejkalimi i pabarazisë gjinore në Mal të Zi: ku mbërritëm?”.

Në këtë tubim opinionit do t’i prezantohen rezultatet kyçe të projektit “T’i shpejtojmë të drejtat e njeriut!”, të cilin në dy vitet e kaluara e ka realizuar Qendra për edukim qytetar, me fokus të veçantë tek të drejtat e disa grupeve më të margjinalizuara.

Në konferencë do të mblidhen rreth 50 përfaqësues të sektorit OJQ, institucioneve që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut nëpërmjet aspekteve të ndryshme, partive politike, medieve dhe përfaqësues diplomatik, ndër të cilët do të jetë shefi i Delegacionit të BE-së në Mal të Zi Mitja Drobniç dhe nënkryetari i Qeverisë malazeze Igor Llukshiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi