SOS-telefoni: LUFTOJMË PËR POZITËN MË TË MIRË TË FEMRAVE

SOS telefoniSOS -Telefoni për femra dhe fëmijë, viktima të dhunës nga Ulqini, tash katër muaj realizon projektin nën moton: “Përmirësimi  i mbrojtjes sociale dhe sigurisë së viktimave në familje”. Realizimi i projektit zgjat nëntë muaj dhe financiarisht është mbështetur nga Komisioni Evropian.

„Qëllimet e këtij projekti  janë: Përmirësimi i mbrojtjes sociale dhe sigurisë së viktimave në familje ,si dhe përmirësimi i cilësisë dhe qendrueshmërisë së  servimit të ndihmës së grave dhe fëmijëve – viktima të dhunës në Ulqin.

Gjatë realizimit të deritashëm të Projektit ,SOS, krahas aktivitetit të kujdestarisë së rregullt /kujdestari pranë telefonit të SOS-it/, viktimave të dhunës u është ofruar ndihmë juridike dhe ndihmë individuale. Po ashtu janë realizuar edhe seminare edukuese për anëtaret e organizatës dhe edukimi i tyre mbi shërbimet e  personave të besueshëm si dhe planin e ndihmës së viktimave,si dhe jetësimi i punës së grupit  të vetëpërkrahjes.

“Në fazën përfundimtare është hartimi i fletushkës informative  mbi mundësitë e mbrojtjes së viktimave të dhunës,- thotë drejtoresha e SOS-Telefonit, Hatixhe Nelaj, koordinatore e Projektit.

Ajo ka  vlerësuar  bashkëpunimin e mirë  të SOS – Telefonit dhe të Komunës së Ulqinit, si dhe institucionet relevante /Gjyqin themelor, policinë dhe Qendrën për punë sociale/.

Ky bashkëpunim, njëkohësisht, është garancion i realizimit të suksesshëm jo vetëm i këtij, por  edhe i projekteve tjera.sos_ads„Veç këtij projekti, SOS -Telefoni për gra dhe fëmijë, viktima të dhunës në Ulqin, në bashkëpunim me Qendrën për arsimim qytetar dhe me Qendrën e iniciativës qytetare nga Beogradi, të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, ka filluar realizimi I projektit “T’i përshpejtojmë të drejtat e njeriut”.

Aktiviteti kryesor është hartimi i planit  lokal i aksionit mbi barazinë gjinore. Synimi primar është përmirësimi i pozitës së gruas në Komunën e Ulqinit“,- apostrofon zonja Nelaj.

„Duke pasur parasysh numrin e madh të problemeve me të cilët ballafaqohemi në komunitet, jemi të vetëdijshme se nuk mund të zgjidhen në mënyrë të paorganizuar edhe nëpërmjet, aksioneve rasti, por në nivelin e komunitetit duhet siguruar kornizën institucionale dhe dokumentin e planit, i cili determinon pjesëmarrjen dhe përgjegjësinë e administrates vendore”, ka porositur Hatixhe Nelaj në konference me gazetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…