Sos telefoni: MEKANIZMAT INSTITUCIONAL NË KOMUNË TË ULQINIT

Me realizimin e projektit “Vendosja e barazisë gjinore dhe parimeve të mundësive të njëjta në komunë të Ulqinit” do të iniciojmë krijimin e mekanizmave institucional për avancimin e të drejtave të gruas dhe implementimin e politikës së barazisë gjinore në Ulqin, tha drejtoresha ekzekutive e SOS telefonit për gra dhe fëmijë viktima të dhunës Hatixhe Nelaj.Hatixhe Nelaj SOS projektiQendra për arsim qytetarë në bashkëpunim me Iniciativat qytetare nga Beogradi, e me përkrahje financiare të Bashkimit evropian, ka nënshkruar sot kontratat me organizatat e sektorit civil të cilave iu ndahen mjetet me anë të konkursit për përkrahje të projekteve organizatave në Mal të Zi nga fusha e të drejtave të njeriut, ndër të cilat është edhe kjo OJQ nga Ulqini.

“Duke marrë parasysh numër të madh të problemeve me të cilat ballafaqohen gratë në komunitet, jemi të vetëdijshme që ato nuk mund të zgjidhen në mënyrë të paorganizuar, e as me aksione të përkohshme dhe të rralla, por në nivel të komunitetit duhet të sigurohet korniza institucionale dhe dokumenti planifikues, i cili do të kërkonte pjesëmarrjen dhe përgjegjësinë e vet administratës lokale”, tha Nelaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi