SOS telefoni: PËR DHUNUESIN – TOLERANCA ZERO

ŽENA ŽRTVA NASILJESos telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin që nga themelimi, plot 12 vite, punon në promovimin e të drejtave të njeriut, grave dhe fëmijëve, angazhohet në senzibilizimin e shoqërisë dhe parandalimin e dhunës në familje. Duke qenë se është e vetmja shoqatë që merret me këtë problematikë në vazhdimisht bashkpunonjmë me institucionet relevante me të cilat kemi të nënshkruer edhe memorandumin e bashkpunimit, shprehet Hatixhe Nelaj në  ditën ndërkombëtare për eliminimin  e dhunës ndaj gruas,  25 nëntori. Nga dita e djeshme e deri me 11 dhjetor do të kemi një fushatë me aktivitete të ndryshme si me shpërndarjen e fletushkave sensibilizuese, tryeza të rrumbullakëta debate publike etj.

Edhe këtë vit SOS telefoni ka bërë analizën e të dhënave mbi numrin e thirrjeve dhe evidentimin e rasteve të dhunës në familje që kanë kërkuar ndihmë nga SOS telefoni.

Nga fillimi i vitit 2013 e deri më datën 25 nëntor, në SOS telefon kanë kërkuar ndihmë 86 veta,të cilat në përgjithësi kanë telefonuar nga 2 deri në 8 herë,që do të thotë gjatë 10 muajve SOS telefoni ka pasur 480 thirrje telefonike. Mbi 56 gra është shtruar  dhuna fizike ,sulme verbale në 7, 11kërcënime, abuzime në vende të punës 2, 2 abuzime në shkolla, 3 raste keqpërdorimi të pasuris së përbashkët, dhe 5 raste dhunë psiqike dhe sociale. Të gjitha janë shtetase të Malit të Zi, përveç 6 vetave. Tri janë shtetase të Shqipërisë, 3 të Serbisë. Vehet re se nga viti në vit kemi rritje në nmurin e rasteve të dhunës në familje,madje për 50%.

Ndërkaq të dhënat nga policia e Ulqinit tregojnë se edhe këtu ka rritje të numrit të rasteve të dhunës në familje nga viti në vit.Nga janari i këti viti ,e deri në mesin e muajit nëntor, policia e Ulqinit ka evidentuar 62 raste të dhunës në familje,janë ngritur 6 padi penale ,dhe 56 padi për kundërvajtje.Ku dominon dhuna fizike në 29 raste,kërcnime në 22,sulm verbal në 15 raste,keqpërdorim i pasurisë së përbashkët në 4 raste dhe 1 rast cungimi i mjeteve për ekzistencë. Nga ky numër, 71 persona  kanë nënshtetsinë malazeze,ndërsa dy persona nënshtetësi të huaj. Nga ky numër 52 meshkuj janë aktor të dhunës ,ndërsa 21 janë të gjinisë femrore. Janë hequr nga liria 5 veta ,3 meshkuj dhe dy femra.

Në Gjykatën themelore në Ulqin në këtë periudhë kohore është punuar në 6 lëndë  prej të cilave dy lëndë janë nga viti i kaluar,ndërsa katër lëndë janë pranuar në vitin 2013. Nga ky numër janë zgjidhur tri lëndë. Një rast është dënuar me kusht,ndërsa një lëndë është refuzuar pa baza për vepër penale. Është sjellë  vendimi për dënim në një rast, me dënim me kusht, ndërsa një lëndë është ndërpre proceduara. Në të njëjtën periudhë kohore në këtë Gjykatë është punuar në 26 lëndë për divorce. Janë zgjidhur 14 lëndë,ndërsa 12 lëndë janë akoma të pazgjidhura

Gjatë vitit 2013 në 7 lëndë është ofruar ndihma juridike falas, ku një ndër to ka përjetuar dhunë familjare.

Aktualisht SOS telefoni është duke realizuar projektin “Shërbim vetëmbështetjeje për femrat që kanë përjetuar dhunë”, i përkrahur nga UNDP-ja dhe së shpejti do të fillojmë me realizimin e një projekti të ri të përkrahur nga Komisioni Evroipian “përmirsimi i mbrojtjes sociale dhe sigurisë së viktimave të dhunës familjare”.

“Mendoj që numri i rasteve të dhunës në familje është akoma më i madh, sepse gratë shumë pak e paraqesin dhunën, duhet të angazhohemi që  toleranca për dhunuesit të jetë zero”, shprehet znj. Nelaj .

Duhet të kuptohet që dhuna e çdo forme dhe veçanërisht ajo në familje nuk është më një problem privat siç u trajtonte, sepse ajo na prek pa përjashtim të gjithëve, është një çështje jetike e mbarë shoqërisë dhe shtetit.

Shteti duhet të penalizojnë, pikësëpari ti procedojnë aktet e dhunës kundër gruas, akte që shumë shpesh nuk ndëshkohen. Kjo duhet të shkojë dorë më dorë me aktivitete parandaluese që synojnë të ndryshojnë mentalitetin, fushata sensibilizese e të ngjajshme. Për një riprodhim të shëndetshëm dhe mirëqenje të shoqërisë duhet ti themi – Jo dhunës!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Komuna: SOT FILLON ASFALTIMI I RRUGËVE TË GËRMUARA
Komuna: SOT FILLON ASFALTIMI I RRUGËVE TË GËRMUARA

  Komuna e Ulqinit njoftoi se të premten do të fillojë asfaltimi i rrugëve të gërmuara, i cili do të zgjasë disa ditë. Vetëqeverisja lokale u ka kërkuar falje qytetarëve që kanë vuajtur nga kjo situatë,

CEDIS: TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të premten, më 24 qershor, në periudhën prej orës 08 deri në 14,30, pa energji elektrike do të jetë pjesa e Qytetit përballë

Komuna: BEQIR SELLA KANDIDAT PËR ZËVENDËSKRYETAR
Komuna: BEQIR SELLA KANDIDAT PËR ZËVENDËSKRYETAR

  Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike, Beqir Sella, është kandidat për nënkryetar të Komunës së Ulqinit, mëson Portali Ul-info. Ai është deputet i asaj partie në Kuvendin komunal dhe kryen edhe

Forca: Sabri Salaj kandidat për nënkryetar të Komunës së Ulqinit
Forca: Sabri Salaj kandidat për nënkryetar të Komunës së Ulqinit

Në mbledhjen e KQ të Forcës së Re Demokratike të mbajtur me 22.06.2022, z. Sabri Salaj, nënkryetar i partisë është votuar njëzëri kandidat për nënkryetar i Komunës së Ulqinit.   Sabri Salaj ka lindur

Deti jonë: RRETH 50 LLOJE PESHKAQENË NE ADRIATIK, VETËM DISA TË RREZIKSHËM
Deti jonë: RRETH 50 LLOJE PESHKAQENË NE ADRIATIK, VETËM DISA TË RREZIKSHËM

Dr Niksha Glaviq nga Instituti për Detin dhe Bregdetin e Universitetit të Dubrovnikut tha se peshkaqenë gjithmonë ka në Adriatik, vetëm se të shohësh kaq afër bregut është e rrallë dhe shkakton emocion