SOS telefoni – Punëtori në shkollën “Bedri Elezaga”: KUNDËR PËRDORIMIT TË GJUHËS SË URREJTJES DHE PËR BARAZI GJINORE

Në kuadër të projektit “Së bashku për barazi: Kundër diskriminimit dhe për harmoninë gjinore në Ulqin”, i mbështetur nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, dhe realizuar nga SOS Telefoni për Femra dhe Fëmijë Viktima të Dhunës në Ulqin, është filuuar me realizimin e punëtorive me nxënësit e shkollës “Bedri Elezaga” në Ulqin. Aktiviteti ka për qëllim rritjen e vetëdijes për përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndaj grave dhe promovimin e barazisë gjinore.

Aktiviteti në fjalë pati mbështetje të pa rezervë nga Drejtori i Shkollës, z. Mustaf Bardhi, dhe stafi i tij, të cilët kontribuan në organizimin e punëtorive. Drejtoresha e SOS Telefoni, Hatixhe Nelaj, theksoi rëndësinë e këtij projekti, duke theksuar se ai ka për qëllim edukimin e rinisë për të luftuar përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe promovimin e një shoqërie të barabartë.

Gjatë punëtorisë, nxënësit diskutuan mbi pasojat e gjuhës së urrejtjes dhe mësuan për mënyrat e përdorimit të një gjuhe që respekton gratë dhe barazinë gjinore.

Ky aktivitet është vetëm një nga dhjetë punëtoritë që do të realizohen në shkolla të ndryshme të Ulqinit. Përveç aktiviteteve edukative, në kuadër të projektit do të realizohet edhe një fushatë sensibilizuese, me shpërndarje fletushkash me mesazhe kundër përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe për barazi gjinore.

Rezultatet e anketës të realizuar me nxënësit do të publikohen në tryezën e rrumbullakët që do të mbajë përmbylljen e projektit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi