Në organizim të OJQ “SOS telefoni” sot në Ulqin do të mbahet seminari dy ditor për “Planifikim strategjik të planit lokal për arritjen e barazisë gjinore”.
Ky seminar, siç pohon drejtoresha ekzekutive e kësaj organizate Hatixhe Nelaj, është pjesë e programit “Vendosja e barazisë gjinore dhe parimeve të mundësive të barabarta”. Synimi përfundimtar është miratimi i planit lokal të aksionit për arritjen e barazisë gjinore në mënyrë që do të vendosen metodat e reja të partneritetit në mes sektorit civil, komunitetit lokal dhe administratës komunale.
Partner në këtë projekt janë komuna e Ulqinit, Qendra për arsimim qytetar dhe Iniciativa qytetare.