Në kuadër të projektit “Së bashku deri në zero tolerancë ndaj dhunës ndaj grave”financuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dunës në Ulqin organizoi takimin e radhës me përfaqësuesit e Institucioneve relevante që merren me mbrojtjen e femrave dhe fëmijëve viktima të dhunës.
Pjesëmarrësit janë informuar për punën e SOS telefonit dhe aktivitetet e projektit. Janë përcaktuar aktivitete të përbashkëta në të ardhmen, mënyra e bashkëpunimit në zgjidhjen e rasteve individuale të dhunës dhe fushat prioritare të veprimit.
Drejtoresha e SOS telefonit Hatixhe Nelaj tha se dita, ditës bashkëpunimi me institucionet relevante është në nivel më të mirë, kjo mundëson që edhe rastet e paraqitura të trajtohen në mënyrë më profesionale, të përshpejtohen seancat gjyqësore dhe të kemi një besim shumë më të madh nga viktimat e dhunës.
Ajo ka thënë se është diskutuar për përvojat, vështirësitë dhe shembujt e praktikave të mira gjatë zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Kodit Penal.
U ndanë materiale edukativo informuese, fletëpalosjeve, postera, broshura :“RRUGA DREJT SIGURISË”MEKANIZMAT E MBROJTJES NGA DHUNA NE FAMILJE , të publikuara në dy gjuhë, që do ju ndahen edhe viktimave të dhunës për ti njoftuar me të drejtat e tyre.