SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin do të organizojë premierën e filmit dokumentar “Trashëgimia kulturore përmes filmit dokumentar” kushtuar krojeve të vjetra në Komunën e Ulqinit (Hoteli “NOBEL”, e shtunë, më 13 qershor 2023, ora 18:00).
Autore e këtij dokumentari është gazetarja dhe drejtoresha e SOS telefonit në Ulqin Hatixhe Nelaj e cila është autore edhe e 7 dokumentarëve të tjerë.
Përmes rrëfimeve dhe bisedave me njohës të mirë të trashëgimisë kulturore në këtë dokumentarë janë zbërthyer të vërtetat, rëndësia, legjenda të ndryshme për këtë trashëgimi kulturore. Dokumentari pasqyron situatën aktuale, gjendjen e mjerueshme të shumicës së krojeve.
Qëllimi i këtij dokumentari është afirmimi dhe promovimi i burimeve të vjetra, gjegjësisht ngritja e vetëdijes së qytetarëve të komunës së Ulqinit për vlerën dhe rëndësinë e ruajtjes së krojeve të vjetra, si dhe aplikimin e tyre në të ardhmen. Projekti realizohet nga SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin, përkrahur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave.
Ekipi realizues i dokumentarit përbëhet nga kameramani profesional Shaban Bani Bajraktari ndërsa montazhin e ka bërë Amir Suka.Në këtë dokumentarë janë përfshirë edhe dy gazetarë/e të mirënjohur, Dafina Teliqi dhe Bekim Çoba.
Projekti realizohet nga SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin, përkrahur financiarisht nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave.
Ulqin, më 4 maj 2023 Drejtoreshë ekzekutive
Hatixhe Nelaj