OJQ “SOS telefoni për gra dhe fëmijë,viktima të dhunës në familje” nga 25 nëntori ka filluar fushatën “16 ditë aktivizëm” e cila do të zgjasë deri me 10 dhjetor, kur edhe shenohet “Dita Ndërkombëtare e të drejtave të njeriut”.
Gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen disa aktivitete senzibiluese, do të publikohen rezultatet e anketës të zhvilluar në kuadër të projektit “Parandalimi i gjuhës së urrejtjes dhe dhunës dixhitale me bazë gjinore ndaj grave përmes fuqizimit të të rinjve” financuar nga Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave si dhe do të bëhet shpërndarja e materialit propagandues e edukativ.
Ajo çfarë e karakterizon këtë vit janë rastet e dhunës në familje nga fëmijët e vet, pra dhuna që kanë ushtruar djemtë ndaj baballarëve dhe nënave të veta. Kjo është tejet shqetësuese ku në një rreth siç është qyteti jonë ku familja konsiderohet gjë e shenjtë, ku akoma mbizotëron patriarkalizmi ,dhe prindërit kanë një autoritet ndaj fëmijëve, ballafaqohemi edhe me një tjetër dukuri tejet të papranueshme dhe të shëmtuar,deklaroi drejtoresha Hatixhe Nelaj.
Ajo ndër të tjera tha që të gjithë sëbashku duhet kontribuar që të krijojmë një botë ku çdo grua trajtohet me respekt dhe dinjitet, ku çdo djalë dhe vajzë edukohet tё respektojë barazinë , ku çdo familje ka shpresë për një tё ardhme tё qëndrueshme dhe tё fortё.
U bëj thirrje burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, le të përfitojmë nga këto 16 ditë aktivizimi kundër dhunës në baza gjinore dhe më tej, ta ngremë zërin, ta raportojmë dhunën dhe së bashku t’i japim fund dhunës ndaj grave dhe vajzave, sot dhe përgjithmonë
Në fund të kësaj fushate është paraparë organizimi i një tryezë të rrumbullakët ku do të marrin pjesë përfaqësues të të gjitha institucioneve relevante me të cilët kemi të nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit, por edhe një bashkëpunim shumë të mire, njoftojnë nga kjo OJQ.