Sos telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin është duke realizuar projektin “Burimet e së kaluarës – Fuqia e multikulturalizmit”, përkrahur nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave .
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është: “Ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe identitetit të popullatës shqiptare dhe banorëve të tjerë të komunës së Ulqinit, me kontribut në afirmimin dhe promovimin e diversitetit kulturor, mbështetje për bashkëpunimin ndërkulturor, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e trashëgimi kulturore për brezat e ardhshëm”.
“Në territorin e Komunës së Ulqinit ekziston një trashëgimi e paçmuar kulturore dhe arkeologjike që nuk promovohet sa duhet dhe nuk njihet mjaftueshëm as në vetë komunën. Në këtë drejtim, do të realizohet një film dokumentar me të paktën 5, nga burimet e vjetra më të rëndësishme në zonën e Anës së Malit , me qëllim të ruajtjes dhe promovimit e trashëgimisë kulturore dhe vlerave historike.
Ky është dokumentari i parë me këtë tematikë që realizohet në këtë zonë, ku do vazhdohet me dokumentarin e radhës që të përfshihen edhe trashëgimi tjera kulturore“, ka deklaruar Hatixhe Nelaj, koordinatore dhe autore e dokumentarit në fjalë.
Stafi që punon në realizimin e këtij projekti përbëhet nga gazetarët Bekim Çoba dhe Dafina Teliqi, kameraman Shaban Bani Bajraktari, me skenarë të Shefqet Lucës, si dhe asistente në projekt Ajdina Metanoviq Lukoviq.
Nelaj shtoi se ky është dokumentari i nëntë që realizohet nga SOS telefoni e që përfshinë trashëgiminë kulturore.