Aksioni “Stop për automjetet e paregjistruara”, të cilin e realizon Drejtoria e Policisë, në bashkëpunim me Byronë Nacionale të Siguruesve të Malit të Zi dhe Fakultetin e Makinerisë – Qendrën për Edukim në komunikacionin rrugor, filloi sot.
Gjatë aksionit, Policia Rrugore do të kontrollojë një numër të madh automjetesh, do të vërtetojë sa automjete të kontrolluara janë të regjistruara, si dhe në sa raste ka skaduar afati në lejet e qarkullimit.
Për drejtimin e automjeteve të paregjistruara është paraparë gjoba nga 80 deri në 350 euro për personat fizik, respektivisht nga 500 deri në 3000 euro për personat juridik.