Me ndeshjen kundër “Polimles” nga Murina, para tifozëve të vet, futbollistët e “Otrant Olimpikut” sot, siç pritet, do të sigurojnë kualifikimin në Ligën e dytë të Malit të Zi.
Madje edhe barazimi ju siguron Ulqinakëve që sezonin e ardhshëm të marrin pjesë në rangun më të lartë të garimit.
Ato janë favoritë të mëdhenj në këtë duel, sepse edhe në ndeshjen e parë, si mysafirë, kanë fituar kundër “Polimles” me rezultatin 3:2.
Ndeshja në stadiumin në Plazh të madh fillon në ora 17.30.