Aparatet e Entit sizmologjik të Malit të Zi kanë regjistruar sot në mëngjes, në ora 7.26, tërmet me epiqendër 30 kilometër në lindje të Tiranës.
Fuqia e këtij tërmeti në hipoqendër ishte 5,3 shkallë Rihter, që i përgjigjet intensitetit epiqendror prej tetë shkallë Merkali. Qendra e këtij tërmeti ishte në thellësi prej tre kilometra.
Tërmeti është ndjerë edhe në Ulqin, por përveç ndjenjës jo të mirë nuk ka shkaktuar dëme materiale.









