Sot në Plazhin e madh: MBYTET SHTETASJA RUSE

Plazhi i madh, Velika plaza.Tridhjetegjashtë vjeçarja S.G. nga Moska, shtetase e Rusisë, është mbytur dje pas dite në Plazhin e madh në Ulqin.

Fatkeqësia, siç mësojmë, ka ndodhur në plazhin e njohur “Safari Beach”, por nuk ka informata si humbi jetën e ndjera. Mendohet se shkaku i fatkeqësisë ishin rrymat e forta detare dhe valët e mëdha, karakteristikë e kësaj pjese të bregdetit.

Siç mësojmë jozyrtarisht ajo pa ndjenja është gjetur në breg. Trupi i të ndjerës është transportuar nga Plazhi i madh në Shtëpinë e shëndetit në Ulqin. Fillimisht të gjithë tentativat e skuadrës mjekësore ta shpëtojnë ishin të pasuksesshme.

Ky është rasti i parë i mbytjes nga fillimi i sezonit turistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi