Raundi i parë i bisedimeve për formimin e pushtetit të ri lokal në Ulqin fillon sot. Siç mëson Portali Ul-info, në Podgoricë do të takohet skuadra e PDS-së, të cilën e udhëheqë zëvendës kryetari Dushko Markoviq, dhe drejtuesit e Forcës së re demokratike të Nazif Cungut.
Ditët e ardhshme me skuadrën e PDS-së në të cilën janë edhe Branimir Gvozdenoviq dhe Loro Nrekiq do të flasin edhe funksionarët e Partisë demokratike të Fatmir Gjekes.