SH.A.Tradita pas një aktiviteti të suksesshëm trevjeçar shfaqet para publikut të vet më të gjithë programin e saj në Koncertin Premierë që do të shfaq të mërkurën, me 17 shkurt 2016, në sallën e koncerteve në Qendrën e Kulturës në Ulqin, me fillim në ora 19:00.
Në këtë eveniment kulturor SH.A.Tradita paraqitet me një program të larmishëm , ku do të shpalosen vlera të trashëgimisë kulturore të trevës tonë, pjesë e rendësishme e trashëgimisë kulturore mbarëshqiptare.
Të ftuar në Koncertin Premierë do të jenë , Ansambli –Ilirida- SHKUP, Folk Grupi – Bilbili- VLORE, dhe Ansambli ,, Dëshmorët e Kombit’’- OBILIQ.