Ulqinakja Marina Kastrati është zgjedhur për sozinë e yllit të njohur turk Merjem Uzerli, e cila në serinë “Sulejmani i madhërishëm” luajti rolin e sulltanisë Hurem.
Përzgjedhja është organizuar në etno-fshatin “Montenegro”, në Brezna, afër Nikshiqit.
Kastrati për “Vijesti” tha se stjuardesa dhe kopiloti në Turkish Airlines kanë dëshiruar të fotografohen me te të bindur se bëhet fjalë për aktoren Uzerli.
Ajo shtoi se për shkak të ngjashmërisë së saj me yllin kinematografik bashkëshorti i saj Alberti “pa fajin e tij” fitoi nofkën “Sulejmani i madhërishëm”.