Ministri i Financave dhe i Kujdesit Social Milojko Spajiq, iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve në rrjetin social Instagram.
Në pyetjen se çfarë është ndarë konkretisht me buxhet për Komunës së Ulqinit, ai tha se në buxhetin e vitit 2021 buxheti kapital për kokë banori për Ulqin ishte një euro, sepse është bërë në bazë të projekteve të kontraktuara të pushtetit të kaluar, ndërsa për vitin 2022 është 164 euro.
“Ndërtimi i foshnjores nga kredia e Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës, rindërtimi i Shtëpisë së Shëndetit, teatri, salla e kinemasë, ndërtimi i bulevardit, ndërtimi i urës mbi Bunë, rikonstruktimi i rrugës Ostros – Katërkollë, adaptimi i rrugës magjistrale Tivar – Ulqin, rikonstruktimi i rrugës rajonale Tivar – Ura e Mërrkotit – Krythë”, u përgjigj ministri i Financave.