Tava e Elbasanit ose Tava e Durrësit, siç quhet shpesh në Ulqin, është një gjellë relativisht e shpejtë për t’u përgatitur, shumë e shijshme dhe karakteristike. Ne e përgatitëm sipas recetës së znj. Lumnije Peku.
Përbërësit kryesorë:
2 kg mish viçi
10 vezë
2 kg kos
2-3 lugë gjelle miell gruri ose semolina
spec e kuqe
kripë
piper
vaj ullini
ujë
Metoda e përgatitjes
Së pari priteni mishin e viçit në copa më të mëdha dhe kriposeni. Skuqeni në pak vaj derisa të marrë ngjyrë të artë nga të gjitha anët. Pastaj shtoni pak spec të kuqe dhe piper, hidhni ujë të nxehtë mbi mish dhe gatuajeni për rreth 60 minuta.
Pas kësaj, rregulloni mishin në një enë pjekjeje dhe hidhni sipër përzierjen që kemi bërë nga vezët, kosi, mielli dhe kripa.
Piqeni në një temperaturë prej 220 gradë Celsius për rreth 30 minuta.
Shërbejeni të ngrohtë.









