Në Adriatikun tonë janë shfaqur vitet e fundit specie të reja të peshkut, ndër të cilët është edhe trebishti (Lobotes surinamensis).
Ky është peshk i deteve të nxehta i cili vitin e kaluar u kap edhe në Ulqin.
Ekspertët mendojnë se me rritjen e temperaturës së detit ky peshk do të haset gjithnjë e më shpesh.
Peshqit më të mëdhenj notojnë kryesisht vet, në det të hapur, por hyjnë edhe në gjire dhe grykëderdhje të lumenjve. Pesha maksimale e tyre shkon deri në 19 kilogram.