Mbi një mijë motoristë, pjesëmarrës të Motoriadës së sivjetme, të 7 me radhë, kanë defiluar sot nëpër rrugët kryesore të Ulqinit.
Vendasit dhe turistët e shumtë janë kënaqur në këtë festë të motorëve, të cilët pas kësaj u kthyen në bazën e vet, në plazhin “White beach”, i cili ndodhet në kilometrin e tretë të Plazhit të madh të Ulqinit.
Me lojëra dhe muzikë tradicionale të motoristëve, aty vazhdoi argëtimi, të cilin edhe këtë vit me sukses e organizoi Moto klubi “Pirates” nga Ulqini.