Spektakël: GARAT E KUAJVE NË PLAZHIN E MADH

Gara e kuajve, Trka konjaKlubi i hipizmit “Buduqnost”, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, Organizatën turistike dhe NHT “Riviera e Ulqinit”, ka organizuar sot në Plazhin e madh xhiron e dytë të Ligës malazeze në disiplinën kalërim në largësi (endurance) prej 30 kilometrash.

Solemnitetin tek hoteli “Otrant” e hapi nënkryetari i komunës së Ulqinit Safet Beci i cili tha se ky manifestim dhe të ngjashme me këtë kontribuojnë në përmirësimin e atraktivitetit turistik të këtij qyteti.

Në manifestim morën pjesë pesëmbëdhjetë kuaj nga katër vende, ndërsa organizatorët kanë thënë se shpresojnë që në Ulqin, i cili ka kushte ideale për hipizëm, vitin e ardhshëm do të mbahet kampionati ballkanik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi