Spektakël: PINK PANTHER TOUR SOT NË ULQIN

Pink Panther Tour 2015Manifestimi i makinave ekskluzive, Pink Panther Tour 2015, sot në dark vjen edhe në qytetin tonë, njoftuan organizatorët e këtij spektakli.

Ato, siç thuhet, më 1 maj u nisën nga Parisi nëpër Prag, Budapest dhe Beograd, prej ku vijnë në Ulqin.

Do të akomodohen në hotelin “Otrant”, ndërsa për ta do të organizohet edhe argëtimi në një nga plazhet e Ulqinit.

Pastaj vazhdojnë udhëtimin e vet, të gjatë gjithsej tre mijë kilometër, drejt Shën Stefanit dhe Porto Montenegros, ku do të pushojnë një natë, ndërsa të nesërmen do të jenë në Dubrovnik.

Për vendosjen e Ulqinit në këtë hartë prestigjioze meritor janë Francezët e rinj të cilët e kanë prejardhjen nga qyteti jonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi