Të gjithë ato që ishin sot në Ranë kishin mundësi të shohin makina të bukura dhe ekskluzive. Nëpër Ulqin sot defiluan automjetet të cilët marrin pjesë në manifestimin Pink Panther Tour 2015.
Mbasi që mbrëmë mbërritën në Ulqin, u vendosen në hotelin “Otrant” dhe u zbavitën deri në orët e para të mëngjesit në partin afër detit, ndërsa sot shëtitën nëpër këtë qytet dhe u kënaqën në diellin e bukur në Ranën e Ulqinit.
Pasdite vazhduan për Shën Stefan dhe Porto Montenegro, ku do të pushojnë, ndërsa nesër mbërrijnë në Dubrovnik.
Pjesëmarrës të Pink Panther Tour 2015 janë edhe Francezët e rinj, prindërit e të cilëve janë Ulqinakë.