Spektakel: SHFAQET PREMIERA E „SERVANTES DHE DULCINEA“

Në Sallën e mbushur plotë të Qendrës për kulturë mbrëmë është mbajtur premiera e dramës “Servantes dhe Dulçinea”, në regjinë e Munib Abazit.

Tematike e dramës, skena, kostumografia dhe ekipi i aktorëve (rolet kryesore: Servantes – Muho Uruçi, Dulçinea – Flutur Mustafa, Arnaut Mami – Atif Hasanaga, Mehmed-beg – Shefqet Luca, Beqir Tallalli – Jenuz Abazi) ishin arsyet e duartrokitjes së fortë të publikut të Ulqinit i cili në këtë mënyrë ka shprehur kënaqësinë me cilësinë e këtij realizimi.ServantesMadje edhe fituesi i dyfishtë i çmimit të parë në Festivalin e Kanës, regjisori dhe producenti i famshëm rus, Pavel Lungin, ka deklaruar që drama ka tejkaluar dhe pritshmërinë e tij.

Këtë projekt e kanë ndihmuar financiarisht Ministria e kulturës dhe komuna e Ulqinit, drejtuesi i së cilës, Fatmir Gjeka, ka përgëzuar të gjithë pjesëmarrësit në realizimin e tij duke theksuar që këto lloj projektesh administrata e qytetit do ti përkrah gjithmonë.DulcineaDuke iu falënderuar të pranishmëve, regjisori Abazi ka thënë që një nga synimet kryesore të këtij projekti është që nga viti i ardhshëm të formohet Teatri i qytetit pranë Qendrës për kulturë.

Përndryshe, dramën “Servantes dhe Dulçinea” qytetarët do të kenë mundësi ta shohin në Qendër për kulturë, të shtunën dhe të dielën, me fillim në ora 20:30. Çmimi i biletës hyrës është dy euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të hënën dhe të marten, më 27 dhe 28 qershor, në periudhën, pa energji elektrike do të jenë vendbanimet e mëposhtme: të hënën,

Të hënën vazhdimi i mbledhjes të KK: NË REND TË DITËS EDHE ZGJEDHJA E NËNKRYETARËVE
Të hënën vazhdimi i mbledhjes të KK: NË REND TË DITËS EDHE ZGJEDHJA E NËNKRYETARËVE

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit Ardian Mavriq caktoi për të hënën, datë 27.06.2022., me fillim nga ora 11:00, vazhdimin e mbledhjes së Dytë të seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës

Zëri: Shkolla e parë shqipe u hap më 1258 në Ulqin
Zëri: Shkolla e parë shqipe u hap më 1258 në Ulqin

Shkolla shqipe ka një traditë të gjatë. Nga hulumtimet e deritashme që kanë gjetur dhe publikuar studiuesit dhe gjuhës shqipe, shkollës shqipe dhe historisë së shqiptarëve vërtetohet se shkollat shqipe

Fakulteti në Ulqin: REGJISTRIMI I GJENERATËS SË RE TË STUDENTËVE PËR VITIN AKADEMIK 2022/23
Fakulteti në Ulqin: REGJISTRIMI I GJENERATËS SË RE TË STUDENTËVE PËR VITIN AKADEMIK 2022/23

Fakulteti i Studimeve të Biznesit Mesdhetar në Ulqin bëri të ditur se janë në vazhdim regjistrimet në studimet themelore akademike për vitin 2022/23. Siç thuhet, të gjitha informacionet mund të merren

Komuna: SOT FILLON ASFALTIMI I RRUGËVE TË GËRMUARA
Komuna: SOT FILLON ASFALTIMI I RRUGËVE TË GËRMUARA

  Komuna e Ulqinit njoftoi se të premten do të fillojë asfaltimi i rrugëve të gërmuara, i cili do të zgjasë disa ditë. Vetëqeverisja lokale u ka kërkuar falje qytetarëve që kanë vuajtur nga kjo situatë,