Me rastin e kremtimit të Ditës së Ulqinit, të shtunën më 04.04.2015, në ora 19:00 në Sallën e madhe të Qendrës për kulturë, organizohet përurimin e koncertit me Serenata Ulqinake.
Këto janë këngë të reja origjinale me motive nga Ulqini dhe me melos bregdetar. Marrin pjesë këngëtarë dhe valltarë ulqinak si dhe të huaj.
Ftojmë të gjithë qytetarët që janë adhurues të këngës ulqinake.
Hyrja është e lirë.
Jeni të mirëseardhur, porositën organizatorët e këtij spektakli Komuna e Ulqinit dhe Fondacioni Lika.