Udhëtarët nga autobusi nga Shqipëria i cili mbrëmë doli nga rruga tek ura e Mërkotit, e të cilët më vonë u transportuan në spitalin e Tivarit, janë lëshuar në shtëpitë e veta, lajmërohet nga ky institucion shëndetor.
Është njoftuar po ashtu se udhëtari i cili kishte lëndime më të rënda dhe është transportuar në Qendrën klinike në Podgoricë, ndjehet mirë.
Hetimi do të tregojë se cili është shkaku i aksidentit në të cilin vdiq një femër e re nga Tropoja.








