Sport: EDHE SPORTISTËT NË PUSHIM

Rukomet Ulcinj, Hendboll UlqinMbas garave të sezonit të vjeshtës, Ulqinakët mund të jenë pjesërisht të kënaqur me rezultatet e arritura.

Suksesin më të mirë e arritën hendbollistët të cilët gjenden në vendin e dytë të Ligës së parë të Malit të Zi. Ato në gjashtë ndeshje kanë arritur katër fitore dhe një humbje.

Rezultate akoma më të mira kanë arritur futbollistët e Federalit, por ato garojnë në nivelin më të ultë të garimit, në Regjionin jugor të futbollit. Mbetet vetëm ta luajnë pjesën e dytë të garës dhe pastaj në barazh të kualifikohen për Ligën e dytë të Malit të Zi. Vetëm atëherë ndoshta do të nis kapitulli i ri në futbollin e Ulqinit.

Surpriza e pakëndshme e vjeshtës janë basketbollistët. Ato janë në pjesën e poshtme të tabelës së Ligës së parë Erste për basketbollistë, me tre fitore nga 10 ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…