Spoti për shkrim leximin mediatik: SHIKO, NDIQ DHE KONTROLLO!

Ne jetojmë në një botë sfidash që kërkon mësim të vazhdueshëm. Të mësojmë gjatë gjithë jetës është bërë nevojë për çdo qenie njerëzore. Duke qenë se të gjithë jemi bërë të varur nga media, duhet të mësojmë edhe për median, pra të kalojmë shkollën e shkrim-leximit mediatik. Duhet të mësojmë se kujt t’i besojmë sërish.

Është një detyrim ndaj vetes, por edhe ndaj fëmijëve tanë, të cilët ndikohen edhe më shumë nga media.

Fëmijët tanë duhet t’i kushtojnë vëmendje përmbajtjes së medias dhe të jenë në gjendje të bëjnë dallimin midis asaj që lexojnë, dëgjojnë dhe shikojnë. Ata duhet të mendojnë në mënyrë kritike për gjithçka dhe të verifikojnë se në një botë ku nuk ka më kufij për mediat, duhet ti posedojnë edhe këto aftësi dhe kompetenca.

Është pra edukimi mediatik ai që na mundëson të orientohemi dhe te njohim më mirë lajmet e rreme, manipulimet dhe gjuhën e urrejtjes, si dhe përzgjedhjen e përmbajtjes cilësore dhe informacionit përkatës, të vërtetë dhe të verifikuar.


Ky spot është krijuar në kuadër të projektit “Lexo saktë” i cili realizohet nga OJQ “UL Info”, në partneritet me OJQ “Punta Institut”, në kuadër të projektit rajonal “Media jonë – Iniciativa për përmirësimin e shkrim-leximit mediatik , dialogu dhe aktivizmi”, të cilin e realizon Rrjeti i Evropës Juglindore për Profesionalizimin e Mediave, me mbështetjen e BE-së dhe Ministrisë së Administratës Publike të Malit të Zi. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e UL Info dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi