Në stacionin e pompimit në Gjerana prapë erdhi deri tek prishja e pjesëve të pompës, mëson Portali Ul-info.
Keqbërësit, momentalisht të panjohur, kanë marrë ose hedhur në det elisën e pompes e cila pompon ujin e detit në basenet e Kripores.
Për këtë incident është njoftuar policia dhe organet kompetente shtetërore, të cilët pikërisht këto ditë po bëjnë përpjekje që ti vendosin pompat në funksion.
“Deri sa mos të ketë rojtar në pompa përgjatë 24 orëve, neve do të na ndodhin gjëra të tilla”, vlerësojnë në administratën lokale.