Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi Dr. Dritan Abazoviq filloi vizitën treditore në Republikën e Turqisë, me ftesën e ministrit të punëve të brendshme Sulejman Sojluj.
Nënkryetari Abazoviq do të ketë takime të ndara me nikoqirin, ministrin Sojluj, pastaj me kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor Mustafa Shentop, nënkryetarin e Qeverisë së Republikës së Turqisë Fuat Oktaj, ministrin e rinisë dhe sporteve Mehmet Kasapoglu, si bashkëdrejtues i Komisionit të përzier qeveritarë për bashkëpunim ekonomik me Malin e Zi.
Përveç takimeve me zyrtarët më të mëdhenj shtetëror të Republikës së Turqisë, nënkryetari Abazoviq do të ketë edhe drekë pune me Naser Alim, kryetarin e Këshilli Ekonomik Turqi – Mali i Zi, si dhe takimin e përfaqësuesit e shoqatës së diasporës malazeze në këtë vend.