Statistika: PAGAT MË TË ULËTA NË SHTET, PUNËSIMI NË RRITJE

Ulqin, UlcinjSipas të dhënave të Monstatit, Ulqini është njëra nga pesë komunat në Mal të Zi në të cilat paga mesatare në prill ishte më e ultë se 400 euro.

Paga mesatare në këtë komunë ishte 379 euro, apo 0,3 për qind më e lartë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Kjo do të thotë që rroga në Ulqin vazhdon të jetë më e ulëta në nivel të Malit të Zi, ku ajo në prill ishte 474 euro.

Njëkohësisht analizat e entit shtetëror për statistika tregojnë që në Ulqin është në rritje punësimi. Kështu në prill sipas të dhënave zyrtare kanë punuar 4459 persona apo 2,2 për qind më shumë se në prill të vitit 2013, gjegjësisht 187 persona më tepër ishin të lajmëruar në punë se në janar të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi