Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror për Statistikë – Monstat gjendja ekonomike në Ulqin po përkeqësohet.
Paga mesatare në gusht ishte 415 euro, ose 10 euro më e ulët se në të njëjtin muaj vitin e kaluar. Për krahasim mund të cekim se paga mesatare në Tivar është 531 euro, në Budvë 536, ndërsa në Tivat 628 euro.
Situatë më e keqe regjistrohet sa i përket nivelit të punësimit ku kemi rënie për 15 për qind. Në gusht në Ulqin zyrtarisht kanë punuar 3.701 persona, ndërsa në të njëjtin muaj të vitit 2020 në punë ishin 555 persona më shumë!?